In News

Rimbursimi i TVSH-së për OJF-të, më në fund bëhet funksional në Shqipëri

Pas disa vitesh përpjekje të sektorit dhe punës me institucionet, shihen rezultatet e para pozitive për rimbursimin e TVSH për sektorin jo-fitimprurës në vend. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është bërë rimbursimi për 4 projekte të zbatuara nga OJF-të në vend për vitin 2021.

Rikujtojmë të gjitha organizatat e interesuara se procedura e rimbursimit të TVSH-së për grantet e donatorëve të huaj kryhet bazuar në Udhëzimin e Ministrisë së Financave, nr. 34, datë 5.12.2019 https://bit.ly/3GBj9Ay, mbi procedurën e rimbursimit të TVSH. Për më shumë mbi kuadrin ligjor dhe rregullator rreth detyrimeve tatimore për OJF-të, por dhe të tjera, ju ftojmë të konsultoheni me rubrikën Pyetje-Përgjigje https://resourcecentre.al/sq/pyetje-te-shpeshta/ në Website tonë ose na shkruani në info@resourcecentre.al për këshillim apo asistencë.