Përgjatë datave 23-26 maj 2022, Accountable Now organizoi eventin “Rrugëtime të Përgjegjshmërisë” si pjesë e Komunitetit të Praktikave mbi Dinamikat në Përgjegjshmërinë e Organizatave të Shoqërisë Civile – iniciativë e Global Standard, CIVICUS, dhe Restless Development.
E ftuar si pjesë e panelit “Rrugëtimet tona të përgjegjshmërisë”, Ariola Agolli, Menaxhere e Qendrës Kombëtare Burimore, Partnerët Shqipëri ndau përvojën mbi praktikën e Kodit të Standardeve për OJF-të në Shqipëri duke evidentuar rëndësinë e një procesi pjesëmarrës e me përfshirje të gjerë të përgatitjes të Kodit, parimet dhe angazhimet kryesore të Kodit, sfidat e procesit si dhe mundësitë që ofron Kodi si një mekanizëm vet-rregullues për avancimin e standardeve dhe rritjen e përgjegjshmërisë në sektor.
Takimi ofroi një hapësirë diskutimi për pjesëmarrës nga mbarë bota, mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies në organizatat e tyre si dhe ndarjen e praktikave të mira në drejtim të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, përshkallëzimit të impaktit të OSHC-ve përmes mjeteve dixhitale, kalimit nga diskutimi në veprim për më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë etj. Për më shumë link