In

“Hapja dhe transparenca” (Openness and Transparency)

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Anëtarët, Publiku, Administrata qendrore, Administrata vendore
EXECUTIVE DIRECTOR:
Qemal Cejku
FORM OF THE ORGANIZATION:
Shoqatë
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
2022
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Qarku Tirane, Durres etj
FIELDS OF ACTIVITY:
Arsimi dhe edukimi, Mjedisi, Qeversja e mire, Shendeti, Drejtesi dhe ligj, Drejtesi dhe ligji, Qeverisja qendrore e lokale (Administrimi Publik)
MISSION:

 Misioni ynë është të ndalojmë korrupsionin dhe të promovojmë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët e shoqërisë shqipëtare
 Aspirata për nivelin e transparencës së plotë mbi bazën e saj ka një besim të përgjithshëm se demokracia është sundimi i popullit dhe se përfaqësuesit e zgjedhur janë ekzekutues të përkohshëm të detyrave vendimmarrëse, por janë përgjegjës para qytetarëve. E përcaktuar në këtë mënyrë, kërkon që autoritetet publike të mos i mbajnë qytetarët në pozitë të barabartë me vendimmarrësit dhe t’u ofrojnë qytetarëve informacion, në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të administratës.
 Influencimi i legjislacionit shqiptarë për rekomandime të ndryshme në lidhje me transparencën;
 Transparenca është një element themelor i eliminimit të korrupsionit. Qeverisja transparente është e rëndësishme për qeveritë qendrore e vendore dhe komunitetet të cilave u shërbejnë, sepse korrupsioni kërcënon qeverisjen e mirë, çon në keqshpërndarjen e burimeve, dëmton zhvillimin e sektorit publik dhe privat dhe deformon politikat publike. Kontrolli i korrupsionit është i mundur vetëm kur qeveria, qytetarët dhe sektori privat bashkëpunojnë për të siguruar transparencë.
 Transparenca është parimi i lejimit të atyre që preken nga vendimet administrative të dinë për faktet dhe shifrat që rezultojnë (p.sh. buxheti i qytetit) dhe për procesin që rezultoi në ato vendime. Qeverisje transparente do të thotë që zyrtarët qeveritarë të veprojnë hapur, me njohuritë e qytetarëve për vendimet që po marrin zyrtarët.
 Disponueshmëria e informacionit mbi politikat dhe veprimet e qeverisë, një ndjenjë e qartë e përgjegjësisë organizative dhe një siguri se qeveritë administrohen në mënyrë efikase dhe pa korrupsion sistemik janë komponentë të rëndësishëm të qeverisjes transparente.
 Promovimi i dialogut mes Qeverisë Qëndrore dhe Qeverisë Vendore, organizatave jo qeveritare civile në Shqipëri.
Përmbushja e këtyre objektivave do të realizohet nëpërmjet iniciativave dhe aktiviteteve që kontribuojne direkt tek qëllimi dhe objektivat e organizatës.

Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj

Trainim
Kërkim / Studim

Address