In

Dëftesa_Vlerësimi i Kapitullit 24 (Drejtësia, Liria, Siguria)

Komisioni Europian (KE) monitoron progresin dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit mbi një bazë vjetore. Vendi po punon për transpozimin e Acquis sipas Planit Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) i cili shërben si mjet për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Kjo Dëftesë mbi Progresin dhe Nivelin e Përgatitjes së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE merr si pikënisje gjendjen e përshkruar në Raportin e KE 2022 dhe pasqyron zhvillimin gjatë një viti, kristalizuar në Raportin e KE 2023. Ajo synon të shfaqë në një gjuhë më të lexueshme 1) Kriterin politik; 2) Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 3) Kapitullin 24 (Drejtësia, Liria, Siguria).

Dëftesa paraqet një vlerësim për çdo nënçështje të secilit kapitull. Vlerësimi përfshin një shtjellim të progresit dhe përgatitjes gjatë vitit 2022-2023 në secilën fushë, si dhe një vlerësim me notë (ku 10 është nota më e lartë dhe 4 më e ulëta), ku merr parasysh terminologjinë e përdorur në çdo rast në Raportet e Komisionit Europian për progresin dhe nivelin e përgatitjes.

Dëftesa u përgatit nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e autorëve dhe nuk reflekton domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e Bashkimit Europian.

Dëftesa_Vlerësimi i Kapitullit 24 (Drejtësia, Liria, Siguria) Download