Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Sherbime Sociale
Shërbim Ligjor
Misioni I Shoqatës “ ESTIA DROPULL “”. është :
a)Të përfaqësojë interesat jetike dhe ekonomike të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
b)Të zhvillojë takime, mbledhje dhe diskutime lidhur me cështjet shëndetësore dhe ekonomike me të gjitha palët e interesit duke përfshirë qeverinë dhe opinione të tjera
c)Të mbrojë interesat e jetike dhe ekonomike të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
d)Te kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin social të vajzave, grave dhe fëmijëve, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
e)Të jetë pjesë aktive e diskutimeve në nivele lokale vendim marëse përsa I përket diskutimeve të lidhura me përmirësimin e kushteve të jetës dhe ofrimin e ndihmës sociale për vajzat, gratë dhe fëmijët, në nevojë që I përkasin minoritetit Grek brenda territorit të Republikës së Shqipërisë..
g)Nxitje të organeve të pushtetit vendor për hartimin e politikave sociale në shërbim të kësaj kategorie të sh.oqërisë
h)Bashkëpunimi me strukturat vendore e shtetërore veprimtaria e të cilave është e lidhur me shërbimet sociale për përsonat në nevojë. .
j)Kërkesa për pjesëmarrje me cilësinë e grupeve të interesit të shoqërisë civile në hartimin e akteve të Organeve të Administratës Publike , të kontratave administrative publike dhe akteve reale sipas K.Procedurave Administrative. .
k) Bashkëpunimi efektiv me Shoqatat, Qendra e Fondacionet, që ndjekin mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si ato qëndrore dhe lokale, në luftën efikase kundër papunësisë, varfërisë dhe dhunës për vajzat, gratë, fëmijët që I përkasin minoritetit Grek
m)Përkrahja e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis shoqatave simotra jashtë vendit
n) Shoqata duke qenë e legjitimuar mbështetet në Kushtetutë, Ligjin për organizatat jofitimprurëse, Kodin Civil, Kodin e Procedurave Administrative. Ajo ka të drejtë të bëjë kërkesa në të gjitha organet e administratës publike të pushtetit qëndror e vendor dhe enteve publike, personat fizik dhe juridik , me qëllimin e përmbushjes së objektivave të shoqatës dhe që do ti shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit të saj të parashikuar, në Statutin dhe Vendimin e Regjistrimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; organe të cilat duhet ti përgjigjen këtyre kerkesave sipas kompetencave, brenda afateve ligjore.
p) Çdo veprim që cënon misionin e Shoqatës dhe veprimtarinë e qëllimin e saj sipas përcaktimeve në këtë statut konsiderohet prekje të interesit të drejtëpërdrejtë, të sigurt dhe vetiak të shoqatës, dhe që e legjitimojnë atë të bëjë kërkesa e ankesa në të gjitha organet e administratës publike e jopublike, Gjykatave, Prokurorisë, Policisë Gjyqësore, Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit, në mënyre të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të personave fizik e juridik të parashikuara në Kushtetutën e R.Shqipërisë.
q) Rritja e vetëdijes së vajzave dhe të grave minoritare për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese.
Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Sherbime Sociale
Shërbim Ligjor