Përgjatë datave 7-17 maj 2022, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Partnerët Shqipëri organizuan për herë të parë Javën e Shoqërisë Civile në Shqipëri, një seri eventesh dhe hapësirë promovimi dedikuar punës dhe veprimtarisë së organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në vend.
Në linjë dhe me vendimin e Bashkimit Evropian për përcaktimin e vitit 2022 si Viti i Rinisë, me qëllim promovimin e të rinjve dhe të gjithë iniciativave që mbështesin pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje, integrimin social dhe fuqizimin ekonomik të tyre, tematika e përzgjedhur për këtë vit të parë të Javës së Shoqërisë Civile ishte pikërisht RINIA!
Java e Shoqerise Civile_Përmbledhje | Shkarko |