Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka kënaqësinë të prezantojë edicionin e dhjetë të Matricës së Monitorimit për Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile -Raporti I Vendit për Shqipërinë 2023, që mbulon zhvillimet në Shqipëri për vitin 2023.
Ky raport është pjesë e një serie raportesh të vendeve që mbulojnë gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, dhe Serbinë. Një Raport Rajonal është gjithashtu I disponueshëm që përmbledh gjetjet dhe rekomandimet për të gjitha vendet dhe një platformë interaktive në internet që ofron akses në të dhënat e monitorimit për cdo vend në www.monitoringmatrix.net.