Integrimi Evropian është shtytësi kryesor i reformave politike në vend ku kërkohet një përfshirje më e gjerë e aktorëve të ndryshëm.
Marrëdhënia midis qeverisë shqiptare dhe OShC-ve ka evoluar me kalimin e viteve, duke adresuar sfidat dhe ndarjen e roleve, por ende ka nevojë për një bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë në të gjitha nivelet e qeverisjes, me platformat parlamentare dhe të shoqërisë civile që merren me çështje të antarësimit në BE.
Në kuadër të komponentit të Qendrës për ngritjen e kapaciteteve, Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) si një nga partnerët zbatues, ka organizuar një seri sesionesh informuese mbi Integrimin Evropian.
Sesionet e informuese synojnë të informojnë OShC-të për të krijuar një kuptim të qartë mbi legjislacionin e BE-së dhe standardet e ndara në 35 kapituj si dhe rolin që OShC-të duhet të kenë në procesin e negocimit, në mënyrë që të jenë të përgatitur të ulen në konsultime me qeverinë dhe të diskutojnë në mënyrë specifike për kapitujtë.
Çështjet kryesore të sesioneve informuese janë:
-Historia e marrëdhënies BE-Shqipëri: momentet historike të këtij procesi;
-Krahasimi midis progresit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajoneve të Ballkanit – cilat janë kryesuesit ?;
-Një përmbledhje e hollësishme e strukturës institucionale që do të merret me procesin e negociatave në vend dhe mundësive që organizata e shoqërisë civile do të kishte, e përqendruar kryesisht në strukturën e sapo miratuar: Platforma e Negocimit.
Ndërkohë, si pjesë e shërbimeve të Help Desk dhe takimeve me sektorin, Qendra do të vazhdojë të ofrojë informacion dhe asistencë për të gjitha OSHC-të e interesuara mbi procesin e anëtarësimit dhe se si ata mund të kontribuojnë sipas sektorëve, në bashkëpunim të ngushtë me rrjete të krijuara tashmë ose të reja.