Në kuadër të ngritjes së Qendrës së Vizitorëve pranë Kuvendit të Shqipërisë, NDI Albania – National Democratic Institute në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore, zhvilluan disa fokus grupe dhe takime konsultative përgjatë muajit maj 2020.
25 organizata të shoqërisë civile që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut, aftësisë së kufizuar, rinisë dhe edukimit diskutuan në këto takime rreth ngritjes së Qendrës së Vizitorëve, funksioneve dhe veprimtarisë së saj, në përgjigje të interesave të publikut.
Më herët, Qendra ka bashkëpunuar me NDI dhe për ndarjen gjerësisht në sektor të një pyetësori në kuadër të sondazhit lidhur me ngritjen e qendrës dhe funksionet e saj. Gjetjet kryesore të tij u prezantuan gjatë takimeve zhvilluar me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe disa rrjeteve aktive në vend.