In News

Thirrje për pjesëmarrje Program Rajonal Trajnimi dhe Mentorimi -“Vullnetarizmi dhe pjesëmarrja e OSHC-ve në Programet e BE”

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile hap thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në programet rajonale të trajnimit dhe mentorimit “Vullnetarizmi dhe pjesëmarrja e OSHC-ve në Programet e BE” .
Programi synon të rrisë njohuritë e OSHC-ve mbi programet e BE-së mbi vullnetarizmin dhe procesin e akreditimit ( Label Quality) për t’u bërë pjesë e këtyre programeve në nivel Evropian.

Programi është dizenjuar bazuar në nevojat e identifikuara nga vlerësimet e zhvilluara nga Qendra Kombëtare Burimore të OSHC-ve mbi vullnetarzimin, si dhe informacionin e marrë nga Pika e Kontaktit për Shqipërinë për European Solidarity Corps, dhe ekspertë të fushës në lidhje më aksesin dhe përfitimin e OSHC-ve shqiptare në të tilla programet të BE-së.
Pjesëmarrësit në programin e trajnimit dhe mentorimit do të kenë mundësi të rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre mbi programin European Solidarity Corp (ESC) 2021-2027, në të njëjtën kohë nëpërmjet asistencës teknike të mentorohen dhe orientohen hap pas hapi përgjatë procesit të akreditimit ( Quality Label), me qëllim përfshirjen dhe të qenit aktiv në programin ESC.

Përse duhet të bëhesh pjesë e programit?
ESC -Korpusi Evropian i Solidaritetit është një program, i cili u jep mundësi të rinjve për të pasur një eksperiencë vullnetare në një organizatë apo institucion publik në BE dhe në vendet partnere. Nisur nga gama e gjerë e çështjeve që programi mbulon (mjedisi, shëndeti, gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja, kultura, arti dhe sporti, inovacioni dhe teknologjia) organizatat rinore do të mund të ofrojnë më shumë mundësi për të rinjtë për të rritur aftësitë e tyre personale dhe sociale dhe kontribuar për të adresuar sfida sociale dhe humanitare përmes vullnetarizmit.

Kush mund të aplikojë dhe Si?
Thirrja është e hapur për çdo organizatë rinore apo organizatë që punon për fuqizimin e të rinjve, nga mbarë vendi, të interesuara për t`u akredituar dhe qenë pjesë e programit ESC -Korpusi Evropian i Solidaritetit 2021-2027.
Për të aplikuar, plotësoni Formën e Regjistrimit dhe dërgojeni në adresën info@resourcecentre.al brenda datës 17 qershor, 2022.

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth thirrjes na kontaktoni në adresën e mësipërme.

 

Formë Regjistrimi Download