Më 25 korrik 2019, Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin e Rishikuar, pas Udhërrëfyesit fillestar të miratuar në maj 2015. Udhërrëfyesi përshkruan shkurtimisht situatën aktuale të masave të Udhërrëfyesit, si dhe sfidat kryesore. Miratimi i tij u parapri nga konsultime me përfaqësues të OSHC-ve dhe komunitetin e donatorëve. Ai fokusohet në përcaktimin e masave që qeveria duhet të ndërmarrë për përmirësimin e mjedisit ku operon shoqëria civile; në dialogun e institucionalizuar mes shoqërisë civile dhe qeverisë dhe aktorëve të tjerë për reformën e politikave dhe integrimin evropian si dhe identifikon institucionet përgjegjëse për zbatimin e Udhërrëfyesit dhe përkufizon sistemin e monitorimit të tij .
Dokumenti i rishikuar i Udhërrëfyesit paraqet një sërë veprimesh dhe masash konkrete (42 masa) në një larmi fusha politikash të ndërlidhura që plotësojnë njëra-tjetrën: kuadri ligjor me fokus përmirësimin e çështjes së regjistrimit, një kuadër më i fortë institucional për punën e OShC-ve, mekanizma publikë më të qartë dhe më transparentë për programet e OShC-ve, gjithëpërfshirje të OShC-ve në ofrimin e shërbimeve sociale në nivel kombëtar dhe lokal sipas standardeve, konsultime me OShC-të në hartimin e ligjeve të reja, një politike e favorshme tatimore dhe një kuadër më i favorshëm ligjor, fiskal dhe institucional për promovimin e vullnetarizmit dhe mundësimin e filantropisë