In News

Takim konsultimi me OShC-të mbi punën e EIGE

Më 1 korrik 2019, Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore (EIGE) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri (QKB), organizuan në ambientet e Qendrën Kombëtare Burimore një takim me përfaqësuesit e 22 organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e barazisë gjinore.

Qëllimi i diskutimit ishte bashkëpunimi me BE-në në fushën e barazisë gjinore nën Instrumentin e Asistencës Para-Aderuese. Znj. Milana Lazic, menaxhere e projektit në EIGE, ndau informacione mbi punën e institutit, burimet dhe materialet të cilat zhvillohen në fushën e barazisë gjinore në Evropë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Enkelejda Bregu, menaxher i Programit në EUDAL, dhe Znj Lazic, ftuan OShC-të shqiptare për bashkëpunim të mëtejshëm me EIGE dhe ekspertët e saj.