In News

Event Rrjetëzimit “FUQIZIMI I TË RINJVE”

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Partnerët Shqipëri organizuan në 20 shtator 2019 një Event Rrjetëzimi në ambjentet e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, në Fier..

Eventi me temë “Fuqizimi i të Rinjve”mblodhi bashkë rreth 180 pjesëmarrës nga organizata rinore, aktivistë, donatorë dhe institucione publike në katër panele për të diskutuar mbi Edukimin e të rinjve, me fokus të veçantë në edukimin joformal, VET etj; Vullnetarizmin dhe mobilitetin; Fuqizimin ekonomik dhe përfshirjen social-kulturore si dhe Pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

Qëllimi i eventit ishte shkëmbimi i informacionit midis të rinjve, përfaqësuesve të OJFve, institucioneve shtetërore, donatorëve e organizatave zhvillimore, mbi këto çështje dhe ndarjen e eksperiencave dhe praktikave të mira nga puna e tyre. Ky aktivitet ofroi mundësi njohjeje dhe rrjetëzimi mes pjesëmarrësve duke krijuar mundësi për bashkëpunime dhe partneritete në të ardhmen.

Si pjesë e eventit u organizua dhe një panair me materiale promovuese dhe me produkte nga puna e organizatave rinore.