• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

Programi i asistencës për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile

 

THIRRJE PER SHPREHJE INTERESI

 

PROGRAMI I ASISTENCËS

PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ftojnë të gjitha rrjetet, koalicionet dhe grupimet lokale apo kombëtare të OSHC-ve të cilat janë të interesuara për të punuar bashkërisht në adresimin e çështjeve në nivel vendor apo qendror, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e programit të asistencës për organizatat e shoqërisë civile.

 

Ky program i cili zhvillohet në kuadër të komponentit të fuqizimit të kapaciteteve të OSHC-ve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, do të mbështesë rrjete, koalicione dhe grupime formale dhe jo-formale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të çështjeve e kauzave të cilat duan të çojnë përpara në të gjitha fushat ku OSHC-të kontribuojnë.

 

Programi i Asistencës do të zhvillohet përgjatë periudhës nëntor 2019janar 2020.  Ftojmë të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre dhe të dërgojnë formën e aplikimit jo më vonë se data 31 tetor, 2019.

 

Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm mbi programin mund të kontaktoni në info@resourcecentre.al.