In News

Konferencë Kombëtare e shoqërisë civile në Shqipëri – Dokumenti

Konferenca Kombëtare e Shoqërisë Civile në Shqipëri, mbajtur më 4 dhjetor, 2020 solli bashkë në një takim virtual, rreth 135 përfaqësues të organizatave, rrjeteve dhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të komunitetit donator dhe organizatave ndërkombëtare në vend, për të diskutuar rreth zhvillimeve në sektor në këto dy vite të fundit, por edhe përtej tij, duke iu referuar zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike në vend, dialogut politik dhe momentit në të cilin ndodhemi lidhur me progresin e bërë dhe sfidat në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian

Ky dokument është ndarë gjerësisht me organizatat e shoqërisë civile, donatorë dhe institucionet ndërkombëtare në vend dhe jashtë tij, Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile, Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, Kuvendin e Shqipërisë, Kryeministrinë, Ministritë, Bashkitë, Agjencinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Avokatin e Popullit, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, institucione të tjera, si dhe median dhe publikun e gjerë.

Në vijim dokumenti do të diskutohet me aktorët dhe institucionet për ndjekjen e çështjeve të ngritura nga OSHC-të dhe rekomandimet e tyre.

Lexoni Dokumentin e plotë e Konferencës me diskutimet dhe rekomandimet