Në dhjetor IDM prezantoi gjetjet e Indeksit të USAID për Qëndrueshmërinë e OSHC-ve në Shqipëri, 2020.
Gjetjet kryesore për Shqipërinë, theksojnë se qëndrueshmëria e përgjithshme e sektorit të shoqërisë civile, nuk ndryshoi përgjatë 2020. Ndërkohë, qëndrueshmëria financiare e OSHC-ve vlerësohet në përkeqësim, si pasojë e një regresi si në nivele ashtu dhe në llojet e financimit në dispozicion të OSHC-ve.
Raporti thekson se pavarësisht përballjes me një sërë kufizimesh, si pasojë e krizës së COVID-19, OSHC-të plotësuan kërkesën në rritje për shërbime duke rezultuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. Raporti sërish edhe këtë vit njeh kontributin e Qendrës Kombëtare Burimore si një infrastrukturë e rëndësishme në rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe
zhvillimin e sektorit në vend. Lexoni më shumë