Instituti Demokratik Amerikan (NDI) më 23 nëntor organizoi takimin me temë “Parlamenti i Hapur”. Si pjesë e tij, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë diskutuan problematikat në lidhje me transparencën, angazhimin qytetar dhe vendimmarrjen parlamentare. Krijimi i një hapësire për dialog të mirëstrukturuar midis Kuvendit dhe shoqërisë civile, u theksua gjatë diskutimeve si zgjidhje për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve. Në vijim priten të tjera takime dhe aktivitete me synim krijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe shoqërisë civile e medias.