In News

Thirrje për pjesëmarrje në programin e trajnimit “Manaxhimi dhe monitorimi i granteve”

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile hap thirrjen për pjesëmarrje në programin e trajnimit “Manaxhimi dhe monitorimi i granteve”.

Në kuadër të punës së saj për fuqizimin e kapaciteteve të sektorit jofitimprurës si dhe në përgjigje të kërkesave nga OSHC-të, Qendra Kombëtare Burimore ka dizenjuar një program të dedikuar trajnimi për rritjen e kapaciteteve të organizatave të cilat e kanë nën-grantimin (mbështetjen financiare për OSHC të tjera) pjesë të programeve aktuale apo synojnë të rrisin kapacitetet në këtë drejtim për të ardhmen.

Programi synon përmirësimin e performancës së OSHC-ve në manaxhimin e skemave të ndryshme të nën-grantimit kryesisht me fonde të BE-së por edhe të donatorëve të tjerë.

Programi i trajnimit zgjat 4 ditë dhe përbëhet nga 4 module mbi fazat më të rëndësishme të procesit të nën-grantimit, si më poshtë vijon:

Moduli 1: Hartimi dhe lancimi i thirrjes për propozime, procedura e vlerësimit dhe kontraktimi

1.1 Krijimi i ekipit të manaxhimit të projektit
1.2 Përgatitja e thirrjes për propozime
1.3 Publikimi dhe promovimi i thirrjes për propozime
1.4 Dorëzimi dhe regjistrimi i aplikimeve
1.5 Vlerësimi i aplikimeve dhe procedura e përzgjedhjes
– Komiteti vlerësues: përbërja dhe funksionet
– Kontrolli administrativ dhe manaxhimi i ankesave
– Vlerësimi i projekt-propozimeve dhe manaxhimi i ankesave
– Përzgjedhja përfundimtare dhe procedura e njoftimit
– Manaxhimi i ankesave mbi vlerësimin
– Procedura e kontraktimit

Moduli 2: Procedura e manaxhimit të granteve

Moduli 3: Procedura e monitorimit dhe vlerësimit të granteve

Moduli 4: Mbyllja formale e “nën-grantit” dhe auditimi

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes së pjesëmarrësve

Programi është i hapur për organizata të shoqërisë civile nga i gjithë vendi, të interesuara për të rritur njohuritë dhe aftësitë në këtë proces.

Numri i pjesëmarrësve në trajnim është i limituar, jo më shumë se sa 15 organizata, për të mundësuar ndërveprimin e nevojshëm si dhe punën përmes sesioneve praktike.

Organizatat e interesuara janë të ftuara të plotësojnë FORMULARIN për pjesëmarrje dhe dërgojnë në adresën info@resourcecentre.al  brenda datës 20 mars 2023!

 

Formulari Aplikimit Download