Java e Shoqërisë Civile (JSHC) është një aktivitet kombëtar tematik i përvitshëm organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, që i dedikohet promovimit të veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile në vend dhe kontributit të tyre në shoqëri.
Java, e cila do të zhvillohet përgjatë periudhës 29 maj-3 qershor 2023, krijon mundësi për të gjithë aktorët e shoqërisë civile, për t`u bërë bashkë, si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, për të diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen.
Tematika në fokus të Javës për këtë vit është “Aftësi për të gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar” në linjë edhe me shpalljen e vitit 2023 nga Komisioni Evropian, si “Viti Evropian i Aftësive”. Ftojmë të gjitha organizatat, rrjetet e organizatave dhe aktivistët e shoqërisë civile të na bashkohen në këtë event dhe të bëhen pjesë e Javës me aktivitetet e tyre në mbarë vendin.
Gjeni këtu Boshurën Informuese të JSHC.
Për tu bërë pjesë e Javës me aktivitetet tuaja, plotësoni këtu Formularin e Aplikimit.
Afati i aplikimit: 2 maj 2023!
Për më shumë mbi eventin e vitit të kaluar, gjeni këtu Përmbledhjen e Java e Shoqërisë Civile 2022!