Mbyllja e programit të Akademisë së OJF-ve u shënua me një ceremoni diplomimi mbajtur më 21 dhjetor 2023. Ky moment i jashtëzakonshëm shënoi fundin e një viti të përkushtuar për rritjen e njohurive individuale dhe për forcimin e organizatës së çdo pjesëmarrësi. 23 drejtues të organizatave të reja, por edhe të konsoliduara nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora, Lezha, Bulqiza, Shkodra dhe Fushë Arrësi përfunduan me sukses programin e Akademisë së OJF-ve.
Në atmosferën e ngrohtë të ceremonisë, akademistët e diplomuar shprehën vlerësimin e tyre për këtë rrugëtim, duke theksuar vlerën e rrjetëzimit dhe shkëmbimit të eksperiencave. Ata gjithashtu u shprehën se ky program i ndihmoi jo vetëm në zhvillimin dhe qendrueshmërinë organizative, por edhe në njohjen e zhvillimeve brenda sektorit.
Gjeni këtu një album me momente nga ceremonia e diplomimt.
Për të gjitha OSHC e interesuara, Qendra Burimore ka hapur thirrjen për Akademinë e OJF-ve për vitin 2024.
Ju lutemi lexoni Broshurën e Akademisë për t’u informuar rreth përmbajtjes së programit, procesit dhe kritereve të aplikimit.Afati i fundit për dorëzimin e Formës së Aplikimit është data 19 janar 2024 ora 17.00!
Për pyetje dhe informacione shtesë, na kontaktoni në info@resourcecentre.al