Partnerët Shqipëri ka ndjekur me vëmendje procesin e zbatimit të Udhëzimit Nr. 27, datë 13.9.2023 Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Udhëzimin Nr.6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
Duke qënë se në vlerësimin tonë procedura e paraqitur në udhëzim prezanton probleme madhore që e bëjnë të pamundur zbatimin e saj në praktikë, bazuar edhe në shqetësimet e ardhura nga sektori, në datë 26 Shkurt 2024, PSH u dërgoi një letër me komente dhe rekomandime të gjitha institucioneve përgjegjëse, dhe për dijeni ambasadave dhe agjencive kryesore të ndihmës së huaj, që kanë marrëveshje donacioni/granti me Republikën e Shqipërisë në të cilat parashikohet që fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri dhe që janë subjekt i këtij Udhëzimi (
https://bit.ly/4bMog10).
Në përgjigje të letrës, PSH ka komunikuar me Ministrinë e Financave, SASPAC dhe DPT lidhur me këtë çështje, të cilat kanë përforcuar vlerësimin tonë për pamundësinë e zbatimit të procedurës në praktikë.
Në datë 20 maj, PSH dërgoi një letër të dytë për të parashtruar një seri vështirësish që e bëjnë praktikisht të pamundur zbatimin e Udhëzimit Nr. 27, datë 13.09.2023 (
https://bit.ly/4bsDZT8)
Ne vijojmë të mbetemi të angazhuar në punën tonë advokuese për të adresuar problematikat lidhur me këtë çështje dhe do të mbajmë të informuar të gjithë aktorët e interesuar për zhvillimet e reja.