THIRRJE PER SHPREHJE INTERESI
PROGRAMI I ASISTENCËS
PËR RRJETET, KOALICIONET DHE GRUPIMET E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE
Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ftojnë të gjitha rrjetet, koalicionet dhe grupimet lokale apo kombëtare të OSHC-ve të cilat janë të interesuara për të punuar bashkërisht në adresimin e çështjeve në nivel vendor apo qendror, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e programit të asistencës për organizatat e shoqërisë civile.
Ky program i cili zhvillohet në kuadër të komponentit të fuqizimit të kapaciteteve të OSHC-ve të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, do të mbështesë rrjete, koalicione dhe grupime formale dhe jo-formale me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të çështjeve e kauzave të cilat duan të çojnë përpara në të gjitha fushat ku OSHC-të kontribuojnë.
Programi i Asistencës do të zhvillohet përgjatë periudhës nëntor 2019 – janar 2020. Ftojmë të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre dhe të dërgojnë formën e aplikimit jo më vonë se data 31 tetor, 2019.
Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm mbi programin mund të kontaktoni në info@resourcecentre.al.