In News

Njoftim – Shtyhet deri më 30 Qershor afati i regjistrimit të pronarit përfitues

Njoftim!  Shtyhet deri më 30 Qershor afati i regjistrimit të pronarit përfitues

Këshilli i Ministrave miratoi dje projektaktin normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarit përfitues”.

Me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuar në ligjin për regjistrin e pronarit përfitues, afati i përmbushjes së këtij detyrimi është shtyrë nga data 31 Mars në 30 Qershor 2021.

Një ndryshim tjetër që sjell akti normativ është edhe zgjatja e afatit në rastin e ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve raportuese, regjistrim i cili tashmë mund të bëhet brenda 90 ditëve nga data e ndodhjes së ndryshimit faktik dhe jo 30 ditëve sic parashikonte Ligji.

Qendra Burimore në dy muajt e fundit ka organizuar një seri sesionesh informimi si dhe ka asistuar përmes zyrave të saj në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë mbi 80 organizata për procesin e regjistrimit.

Për më shumë: https://kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-25-mars-2021/