Në datën 1 tetor, zj. Klotilda Bushka, në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në kuadër të bashkëpunimit me shoqërinë civile, organizoi një takim njohës e informues me organizatat të cilat bashkëpunojnë me komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pjesë të regjistrit elektronik të shoqërisë civile në ambjentet e Kuvendit.
Përveç njohjes dhe prezantimit të pjesëmarrësve me hapësirat që Kuvendi u jep shoqërisë civile, mekanizmat konkretë të përfshirjes së tyre në këtë proces si dhe risitë që do të sjellë kjo legjislaturë, Kryetarja e Komisionit kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve duke kërkuar angazhimin e OShC-ve në kuadër të interesit të përbashkët, atë të përmirësimit të legjislacionit. Zj. Bushka në emër edhe të komisionit shprehu angazhimin, për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës me shoqërinë civile. Për më shumë