Në 26 tetor 2021, EU TACSO 3 organizoi eventin dy-ditor mbi Rolin e Shoqërisë Civile në Procesin e Anëtarësimit në BE. Përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, institucione shtetërore, delegacionet e Bashkimit Evropian nga rajoni, DG NEAR, organizata ndërkombëtare dhe ekspertë, morën pjesë në event dhe diskutuan mbi mekanizmat për përfshirjen e OSHC-ve në procesin e anëtarësimit në BE dhe në strukturat programore IPA.
Ariola Agolli, Manaxhere e Qendrës Burimore, në fjalën e saj si pjesë e panelit, u ndal në sfidat kryesore për përfshirjen
efektive dhe reale të OSHC-ve në procesin e Anëtarësimit në BE si dhe në rekomandime për OSHC-të, institucionet
qeveritare në të gjitha nivelet si dhe Bashkimin Evropian për përmirësimin e situatës në këtë drejtim.
Për më shumë