Në Tetor Komisioni Evropian publikoi Paketën e Zgjerimit 2021. Raporti për Shqipërinë, në lidhje me shoqërinë civile, thekson se është bërë përparim i kufizuar në zbatimin e Udhërrëfyesit për një mjedis mundësues për shoqërinë civile. Raporti citon miratimin e ligjit për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse, si një zhvillim që ka sjellë disa përmirësime. Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile vazhdon mbetet i dobët dhe duhet të reformohet për të siguruar përfaqësimin e duhur të shoqërisë civile shqiptare.
Përpjekje thelbësore nevojitet të ndërmerren për të siguruar konsultime domethënëse dhe sistematike me shoqërinë civile, si pjesë e dialogut politik gjithëpërfshirës për reformat.
Pandemia e COVID-19 ka dobësuar edhe më tej qëndrueshmërinë financiare të OSHC-ve, që është problematike për shkak të kuadrit ligjor e fiskal të pafavorshëm. Pavarësisht kësaj sfide, shoqëria civile shqiptare ka ofruar mbështetje dhe shërbime për personat më vulnerabël të prekur nga pandemia COVID-19, duke plotësuar dhe ndonjëherë duke zëvendësuar shërbimet dhe rolin e institucioneve.