Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile ka përgatitur një analizë të Paketës vjetore të Zgjerimit të Komisionit Evropian, duke vlerësuar progresin e bërë në fushën e zhvillimit të shoqërisë civile dhe dialogut me institucionet publike në vendet e Zgjerimit. Analiza është realizuar krahasimisht me gjetjet e Matricës së Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.
Sipas analizës, raportet e detajuara synojnë të paraqesin “…një vlerësim faktik dhe të drejtë si dhe një udhërrëfyes të qartë për të përshpejtuar dhe thelluar reformat. Megjithatë, ndonjëherë KE ka lënë pa përmendur zhvillime që janë jetike për shoqërinë civile dhe zhvillimin e saj. Edhe në rastet kur OSHC-të kanë qenë të fuqishme në përpjekjet e tyre advokuese dhe reagimet publike si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, shqetësimet e tyre duket se nuk janë dëgjuar nga Komisioni i BE-së”. Për më shumë gjeni analizën e plotë këtu