In News

Thirrje për shprehje interesi – Programi i asistencës – Për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile

Programi i asistencës

Për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile

 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ftojnë të gjitha rrjetet, koalicionet dhe grupimet lokale apo kombëtare të OSHC-ve të cilat janë të interesuara për të punuar bashkërisht në adresimin e çështjeve në nivel vendor apo qendror, të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e programit të asistencës për organizatat e shoqërisë civile.

Programi i asistencës për rrjetet, koalicionet dhe grupimet e organizatave të shoqërisë civile, vjen për të katërtin vit radhazi, dhe synon forcimin e kapaciteteve dhe strukturave të brendshme organizative të rrjeteve, koalicioneve dhe grupime formale dhe jo-formale të OSHC-ve dhe rritjen e rolit të tyre në hartimin, monitorimin dhe vendimmarrjen e politikave.

3 rrjete, koalicione ose grupime formale dhe informale të OSHC-ve do të kenë mundësi të rrisin kapacitetet dhe aftësitë e tyre nëpërmjet programeve të dedikuara trajnimi, mentorimi dhe këshillimi, hartuar specifikisht bazuar në nevojat e tyre, duke përfshirë por jo vetëm çështje si: zhvillimi organizativ, ngritja e fondeve dhe qëndrueshmëria financiare, hartimi dhe zbatimi i fushatave advokuese, mobilizimi i komunitetit, promovimi dhe rritja e vizibilitetit etj.

Thirrja është hapur për të gjitha rrjetet shqiptare, koalicionet dhe grupimet e OSHC-ve.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Ftohen të aplikojnë të gjithë rrjetet/ koalicionet dhe/ ose grupimet e OSHC-ve të interesuara, duke plotësuar dhe dorëzuar Formularin e Aplikimit, duke shprehur qartë në të, interesin e tyre për t`u bërë pjesë e programit të asistencës teknike si dhe çështjen dhe/ose nismën advokuese që duan të adresojnë dhe për të cilën dëshirojnë të rrisin dhe të zbatojnë aftësitë teknike të përfituara gjatë programit.

Programi i Asistencës do të zhvillohet përgjatë periudhës shtator 2022 – nëntor 2022. Ftojmë të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre dhe të dërgojnë formën e aplikimit në info@resourcecentre.al jo më vonë se data 10 shtator, 2022.

Për pyetje dhe informacion të mëtejshëm mbi programin mund të kontaktoni në info@resourcecentre.al.

Formë Aplikimi  Download