In

Procesi i konsultimit në Shqipëri në kuadër të integrimit europian – roli i shoqërisë civile-Dokument Politikash

Vitet 2020 dhe 2021 ishin vite të vështira për sektorin e shoqërisë civile, ashtu siç ishin edhe për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe shoqërisë, për shkak të pasojave dhe kufizimeve të pandemisë Covid-19. Mirëpo edhe nën këto kufizime, qoftë fizike apo financiare, ky sektor bëri të gjitha përpjekjet e nevojshme për të përmbushur funksionet e tij dhe ka qenë i angazhuar në veprimtari me ndikim të prekshëm e të targetuar për të mbështetur grupet që u prekën më shumë nga pandemia. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të nënvizohet se gjatë kësaj kohe nga institucionet shtetërore nuk është dhënë asnjë mbështetje financiare apo teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC).

Ky studim u përgatit nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri..

Procesi i konsultimit në Shqipëri në kuadër të integrimit europian – roli i shoqërisë civile – Dokument Politikash Shkarko