Qendra Aulona, punon për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve, veçanërisht shtresave të marxhinalizuara dhe në nevojë përmes:
– Avokatisë për një legjislacion të përshtatshëm dhe politikave përfshirë fushën e shëndetit riprodhues;
– Rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë, dhe grupeve në rrezik, në lidhje me një stil jete të shëndetshëm dhe të drejtat e njeriut;
– Eliminimit të barrierave për një pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha fushat e ekonomisë, politikës, jetës sociale;
– Parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe ofrimit të mbrojtjes për të mbijetuarit e dhunës;
– Promovimit dhe ofrimit të aksesit të barabartë në informacion cilësor, shërbime të arritshme dhe mjete dhe arsimim, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në risk;
-Rritjen e pjesëmarrjes se grave ne politike dhe vendimmarrje.