• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In

INSTITUTI PER RUAJTJEN E NATYRES NE SHQIPERI ( INCA )

Informations
GRUPI I TARGETUAR:
Anëtarët, Fëmijët, Gratë, Publiku, Të rinjtë, Administrata qendrore, Administrata vendore
EMRI I DREJTORIT EKZEKUTIV:
Z. Nihat Dragoti
FORMA E ORGANIZIMIT:
Shoqatë
VITI I FILLIMIT TE AKTIVITETIT:
2004
MBULIMI GJEOGRAFIK:
Kombëtar
FUSHAT E VEPRIMTARISE:
Mjedisi
MISIONI:

Shoqata ka si qëllim kryesor të punës jap ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e baseneve lumore, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarësve politik dhe të ndërmarë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.

Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jetë pjesë e proçesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqipëtare, si dhe integrimin Europian dhe duke synuar:

Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve;
Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.
Gjithashtu shoqata ka për qëllim:
Të kryejë shërbime që synojnë nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës në fushën e transferimit të teknologjive, racionalizimin e prodhimit dhe shërbimeve në rajon e më gjerë;
Të ripërterijë traditat kulturore përmes veprimtarive që favorizojnë zhvillimin e turizmit social, ekoturizmit, agroturizmit dhe artizanatit;
Të ofrojë asistencë, shërbime, konsulencë dhe trainim institucioneve publike, ndërmarrjeve, shoqatave dhe grupmoshave të ndryshme, veçanërisht atyre të reja, me qëllim zotërimin dhe zbatimin e teknologjive dhe metodave më të përparuara që përmiresojnë kushtet e realizimit të shërbimeve dhe produkteve;
Të promovojmë aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj që synojnë sidomos njohjen dhe përvetësimin në masë të normave dhe standarteve ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, eficëncën në enrgji, menaxhimin e burimeve ujorë, ruajtjes së ambjentit, të barazisë së shanseve si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, të rinjve dhe grupeve të tjera sociale:
Të ofrojë asistencë dhe këshillim, në sektorët publike dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura;
Të marrë pjesë në projekte europiane që zhvillohen për realizimin e programeve në përputhje me objektin dhe synimet e shoqatës.

Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj

Trainim
Kërkim / Studim
Lehtësim procesesh

Sherbime Sociale

Shërbim Ligjor

 

Address