Qendra Rinore e Vlorës ndërmerr dhe mbështet zhvillimin e politikave rinore, mbrojtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor duke promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, integrimin social të kategorive shoqërore në vështirësi duke i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes dhe problematikave që shqetësojnë të miturit, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara; promovimi i iniciativave rinore në çdo fushë që ato mund të shprehen: krijim artistik, studim, punësim, vullnetarizëm, kohë e lirë; marrja përsipër e shërbimeve në dobi të integrimit të të rinjve në punë, studimit dhe në përgjithësi në shoqëri.