Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Kurse kualifikimi / Trainim profesional
Lehtësim procesesh
Shërbime Sociale
Qëndër ditore
VIS Albania operon me programe bashkëpunimi zhvillimi përmes një qasjeje të integruar dhe pjesëmarrëse. Misioni i saj është të drejtojë shoqërinë shqiptare drejt një angazhimi të ndërgjegjshëm me synimin për ta bërë atë një pjesë aktive në vendimmarrje për të përmirësuar jetën e tyre. Përmirësimi i kushteve socio-ekonomike të komuniteteve, veçanërisht për ato më të margjinalizuara dhe më pak të zhvilluara, është qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të VIS. Për këtë qëllim, sektorët e veprimtarisë së saj janë: Arsimi dhe Formimi Profesional; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; Promovimi i dinjitetit të gruas; Zhvillimi rural; Zhvillimi socio-ekonomik i komuniteteve rurale; Ruajtja dhe konservimi i mjedisit dhe biodiversitetit; Ruajtja dhe përmirësimi i produkteve vendore dhe tradicionale shqiptare; Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale dhe malore; Forcimi i OShC-ve dhe aktorëve të tjerë të zhvillimit; Asistencë teknike për fermerët në shkallë të vogël.
VIS në këto vite ka fituar një përvojë të konsiderueshme në zhvillimin dhe fuqizimin e komuniteteve lokale, duke i përfshirë dhe duke i bërë ato një pjesë gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse në proceset e zhvillimit dhe krijimin e një rrjeti komunikimi dhe shkëmbimi midis komuniteteve lokale. Ajo është gjithashtu e angazhuar për rritjen dhe ndërgjegjësimin e institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale në Shqipërinë e Veriut për mbrojtjen e mjedisit dhe në veçanti për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve.
Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj
Trainim
Kurse kualifikimi / Trainim profesional
Lehtësim procesesh
Shërbime Sociale
Qëndër ditore