In News

Event Rinor Kombëtar “Të rinjtë në veprim! Pjesëmarrja në politikëbërje, fuqizimi ekonomik dhe integrimi social”

Java e Shoqërisë Civile kulmoi me një event kombëtar në Tiranë, me temë “Të rinjtë në veprim – Pjesëmarrja në politikëbërje, fuqizimi ekonomik dhe integrimi social”. Organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore, Partnerët Shqipëri, ky aktivitet bëri bashkë mbi 120 të rinj aktivistë dhe organizata rinore nga i gjithë vendi, institucione të qeverisë qendrore dhe vendore, donatorë, institucione akademike, përfaqësues nga biznesi, media etj,.

I dizenjuar si një forum diskutimi mbi politikat rinore dhe sfidat e të rinjve në mbarë vendin, eventi shërbeu edhe për promovimin e modeleve të suksesit dhe shkëmbimin e eksperiencave të të rinjve lidhur me përfshirjen në politikëbërje, aktivizmin, fuqizimin ekonomik dhe integrimin social të të rinjve në vend, si dhe krijimin e sinergjisë për rrjetëzim e bashkëpunim në të ardhmen, për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.