• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

FORUM RAJONAL “Aksesi në shërbime gjatë pandemisë COVID-19 me fokus të veçantë aksesin e grupeve të margjinalizuara”

FTESË PËR PJESËMARRJE

FORUM RAJONAL

“Aksesi në shërbime gjatë pandemisë COVID-19 me fokus të veçantë aksesin e grupeve të margjinalizuara”

 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile kanë kënaqësinë t`ju ftojnë në Forumin Rajonal mbi Aksesi ne shërbime gjatë pandemisë COVID-19 me fokus të veçantë aksesi i grupeve të margjinalizuara”që do të organizohet më datë 29 prill, 2022, ora 11.00, ONLINE.

Forum rajonal synon të ofrojë një panoramë të gjendjes së aksesit në shërbime për grupet e margjinalizuara gjatë pandemisë COVID-19 në Ballkan, duke theksuar rolin e palëve të interesuara si dhe të ndajë praktikat më të mira të OSHC-ve në lidhje me këtë temë.

Forumi rajonal organizohet në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe politikave në kohë krize” financuar nga Balkan Trust for Democracy, një nismë e zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Center for Civic Initiatives, Centre for Development of Non-Governmental Organisations dhe Macedonian Center for International Cooperation.

Forumi do të sjellë bashkë përfaqësues nga shoqëria civile, institucionet shtetërore, akademike, biznesi dhe media në Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar, bazuar në dhëna kërkimore mbi situatën aktuale të ndikimit të Covid-19.

Për më shumë ju lutem gjeni bashkëngjitur ftesën dhe axhendën e Forumit.

Përgjatë Forumit do të ofrohet përkthim në gjuhët shqip, anglisht, dhe serbisht.

Për të marrë pjesë në Forum regjistrohuni në linkun e mëposhtëm brenda datës 28 prill, 2022:

https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZwrceihqzMuGNaB-Qyzhqi-ryeOxaJLT08t

Axhenda Download