In News

Forumi i 7-të i Ballkanit Perëndimor për Shoqërinë Civile

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (KESE) organizoi në Tiranë më 16-17 prill 2019, Forumin e 7-të të Ballkanit Perëndimor për Shoqërinë Civile. Çështjet kryesore në axhendën e këtij Forumi ishin roli i organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal, situata e dialogut social, si dhe krijimi i një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor. Znj. Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri ishte një nga folësit në panelin e këtij forumi dedikuar krijimit të një mjedisi mundësues për shoqërinë civile.

Forumi solli së bashku rreth 180 pjesmarrës, duke përfshirë një numër të madh të përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve të rajonit.

 

Lexoni më shumë rreth Forumit