Konsultim me organizatat e shoqërisë civile për fushat prioritare të Thirrjeve për propozime të vitit 2022 !
– Programi për Shoqërinë Civile dhe Media
– Programi Tematik për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri fton organizatat e shoqërisë civile në një konsultim mbi fushat prioritare të thirrjeve të tij për propozime të vitit 2022 të organizuara në kuadër të Programit për Shoqërinë Civile dhe Median dhe Programit Tematik për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (pasardhës i Instrumentit Evropian për Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Bazuar në fushën përkatëse të ekspertizës, Delegacioni do të vlerësonte shumë pikëpamjet e organizatave në fushat e mëposhtme prioritare (sipas agjendës më poshtë):
AGJENDA
E mërkurë, 16 shkurt 2022
-Ora 9:00-10:00 Antikorrupsion/mirëqeverisje
-Ora 10:00-11:00 Media/teknologji dixhitale
-Ora 11:30-12:30 Zgjedhjet
-Ora 12:30-14:00 Mjedisi
Për shkak të pandemisë Covid, ky konsultim do të mbahet vetëm në format online.
Nëse dëshironi të merrni pjesë, ju lutemi dërgoni konfirmimin tuaj deri më 15 shkurt 2022 dhe shprehni interesin tuaj dhe sesionin apo sesionet që dëshironi të merrni pjesë në Aida.KOLLCINAKU@eeas.europa.eu
Linku i takimit: https://eeas.webex.com/eeas/j.php?MTID=mab15a3f800187c354f9b7cbe3f4a448f