In

Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH)

Informations
BENEFICIARIES OF SERVICES:
Anëtarët, Gratë, Komuniteti LGBT, Të moshuarit, Personat me nevoja të veçanta (fizike dhe psikologjike), Administrata qendrore, Administrata vendore
EXECUTIVE DIRECTOR:
Anisa Subashi
FORM OF THE ORGANIZATION:
Qendër
STARTING YEAR OF THE ACTIVITY:
2010
GEOGRAPHIC COVERAGE:
Kombëtar
FIELDS OF ACTIVITY:
Edukimi dhe trajnimi sindikal dhe studime dhe fushata në të drejtën e punës, mbrojtjen social-ekonomike e punëtorëve, të drejtave të tyre, marrëdhëniet e punës, pagës, shpërblimit, pensionit, sigurisë dhe shëndetit në punë, etj.
MISSION:

1. QTSSSH ka për qëllim të ofrojë edukim, trajnim dhe studime/ kërkime, si dhe të implementojë projekte, aksione dhe fushata për forcimin e kapaciteteve dhe funksionimin modern të tregut të punës në Shqipëri, rolin e sindikatave, të punëmarrësve dhe të punëdhënësve dhe të partnerëve të tjerë social dhe ekonomikë, si dhe të shtresave të tjera në nevojë. Ajo ofron shërbime administrative, konsulencë ligjore dhe profesionale për punëmarrësit, anëtarët e sindikatave, pensionistët, të papunët, gratë, invalidët, të miturit, emigrantët dhe të gjitha grupet e interesit vulnerabile që kërkojnë mbështetje dhe përfaqësim kolektiv apo individual, organizim sindikal, mbrojtje të të drejtave, apo zgjidhjen dhe ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve/ konflikteve dhe individuale të punës.
2. Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), do të ofrojë trajnime për sistemin e edukimit në vazhdim, apo të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjitha profesionet e rregulluara me ligj të veçantë si shëndetësia, arsimi, etj., si një domosdoshmëri për freskimin dhe përditësimin e njohurive e kapaciteteve profesionale të punonjësve.
3. QTSSSH ofron kurse trajnimi dhe kualifikimi të formimit dhe aftësimit profesional të punëtorëve të pakualifikuar në fushën e zejtarisë dhe profesione të tjera që kërkon tregu i punës.
4. Kur ushtrimi i veprimtarisë së kësaj qendre duhet të paraprihet nga nevoja e marrjes të një license, QTSSSH nëpërmjet kërkesës së saj pajiset me licensë përkatëse nga organi kompetent.

Fusha e shërbimeve që ofron organizata juaj

Trainim
Kurse kualifikimi / Trainim profesional
Kërkim / Studim
Lehtësim procesesh
Këshillim karriere dhe shërbim punësimi

Shërbime Sociale

Shërbim Ligjor

Address