Emergjenca Covid-19, shoqëruar me kushtet e karantinës kanë krijuar një seri sfidash për punën e sektorit jo-fitimprurës. Këto sfida ndër të tjera kërkojnë forma të reja alternative pune të personelit të organizatave si dhe të ofrimit të shërbimeve për përfituesit.
Në këto kushte, Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, pas një vlerësimi nevojash të kryer në këtë drejtim gjatë javës që kaloi, konstatoi se nevoja e organizatave për të pasur akses në platforma online si mënyra për vazhdimin e veprimtarisë, kombinuar kjo në shumë raste me nevojën për trainim në përdorimin e tyre, është e lartë.
Në përgjigje të këtyre nevojave do të ketë DY PAKETA mbështetje të shpejtë:
- Akses për përdorim 1-vjecar në platformën ZOOM, kostot e së cilës do të mbulohen nga Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile. Duke qenë se ZOOM është një nga platformat më të përdorura në nivel global në këto kohë, kërkesat për përdorimin e saj janë shumë të larta. Nëpërmjet një marrëveshje të veçantë ne jemi në gjendje të vëmë në dispozicion të sektorit dhe gjithë përfituesve tanë një numër llogarish për t’u përdorur me funksione të plota që platforma mundëson. Shprehja e interesit mund të bëhet sipas këtij formulari, duke e plotësuar dhe dërguar brenda datës 13 prill https://forms.gle/17UgcmkyuhUiQVh49.
Për këtë aplikim do të njoftohen vetëm organizatat e përzgjedhura, brenda datës 17 prill.Ju lutemi, kini parasysh se ZOOM është një ndër platformat përkrah shumë të tjerave, që ofrohet edhe pa pagesë (me disa funksione të limituara si p.sh. për takime virtuale më të shkurtra se 40 minuta etj.) që mund të përdoren lirisht. Për këtë qëllim ne do të vlerësojmë me kujdes qëllimin e përdorimit (p.sh., shërbime përkundrejt thjesht mbledhje / takime online), natyrës së asaj që pritet të komunikohet (p.sh., instruksione demonstruese/ushtrimore me figurë, trainime në grup mbi 10 vetë), pasjes së aksesit në internet për të mundësuar përdorimin e teknologjisë, madhësisë së audiencës, si dhe shpeshtësisë së komunikimit (sa më e shpeshtë, aq më prioritare).
- Ofrimi i trainimeve online për përdorimin e një seri platformash dhe mjeteve kreative online. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të aplikacioneve, mjeteve dhe platformave që ekzistojnë, në shumicën e rasteve është e vështirë për të zgjedhur atë të duhurën. Si pjesë e këtyre trainimeve pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me disa prej tyre, të vlerësojnë kush është e duhura(t) dhe më ekonomikja për nevojat që kanë, si dhe të ushtrohen në përdorimin e tyre. Për t’u rregjistruar në trainim ju lutem plotësoni dhe dërgoni brenda datës 16 prill aplikimin që e gjeni në linkun në vijim: https://forms.gle/57VKjXJQg9zhsP1g8 .
Të gjithë aplikantët sipas datave të perzgjedhura do të njoftohen më tej për logjistikën e trajnimit.