• Rruga e Elbasanit, PARK GATE, kati 10te, Ap. 73, Tirana
  • +355 4 2254881
  • info@resourcecentre.al
In News

DEKLARATË PUBLIKE

Deklaratë Publike

I rekomandohet Kuvendit të dërgojë për Opinion Ligjor në Komisionin e Venecias projektligjin “Për Regjistrimin e OJF-ve” dhe të shmangë miratimin e tij

në kushtet e urgjencës

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi në dt.24 Shkurt 2021 një seancë dëgjimore për projektligjin “Për regjistrimin e OJF-ve” me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Duke qenë besimplotë se Kuvendi nuk miraton çdo nismë ligjore të propozuar nga ekzekutivi por realizon funksionet e tij të rëndësishme konform Kushtetutës dhe në respektim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve (check and balance), përfaqësuesit e organizatave ju drejtuan Kuvendit për realizimin e kësaj séance dëgjimore në Tetor të vitit 2020, ndërkohë që seanca u organizua vetëm tani, e për më tepër një ditë pas miratimit të projektligjit në parim nga Komisioni i Ligjeve.

Iniciativa për një projektligj të ri është shumë pozitive dhe e mirëpritur nga organizatat e shoqërisë civile, të cilat prej vitesh e kanë kërkuar një të tillë, por me keqardhje vërejmë që fryma e institucioneve shtetërore përgjegjëse për hartimin, propozimin dhe shqyrtimin e këtij projektligji ka qenë përjashtuese për një sektor siç është shoqëria civile në vend, e cila preket drejtpërsëdrejti prej tij.

Procesi i konsultimit është realizuar në mungesë të një klime që garanton gjithëpërfshirje, transparencë, konsultim efektiv dhe diskutim në mirëbesim.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se kur nisma u hartua nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësuesit e organizatave u ftuan të japin kontributin e tyre për këtë projektligj në procesin fundor, pasi ai ishte finalizuar efektivisht dhe në një hark kohor prej 7 ditësh që nuk respekton minimalisht kërkesat e ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ku grupet e interesit duhet të kenë të paktën një afat një mujor konsultimi. Pavarësisht afateve të ngushta të konsultimit, përfaqësuesit e OJF-ve ofruan kontributin e tyre në këtë proces, por Ministria e Drejtësisë reflektoi një numër tepër të ulët sugjerimesh si dhe nuk dha shpjegime për arsyet apo argumentat e refuzimit të rekomandimeve të tjera.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve mbajtur në dt.24 Shkurt 2021, diskutimet nga përfaqësuesit e OSHC-ve nxorën në pah një sërë problematikash parimore që projektligji ka. Me keqardhje vërejmë se deklaratat e artikuluara gjatë seancës dëgjimore nga anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë nota paragjykuese ndaj sektorit. Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi po prezantojnë se ky projektligj adreson rekomandimet e MoneyVal të Këshillit të Evropës ndërkohë që çështjet e ngritura nga sektori i shoqërisë civile nuk prekin rekomandimet e MoneyVal.

Ne kundërshtojmë dispozita të cilat krijojnë një situatë të pasigurt dhe të mjegullt për sektorin e shoqërisë civile dhe mund ta vendosin sektorin nën presionin e sulmeve të padrejta dhe intimiduese, veçanërisht për ato organizata të cilat monitorojnë dhe kërkojnë të rrisin llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e instancave shtetërore.

Dëshirojmë të sqarojmë si opinionin publik po ashtu dhe Kuvendin se sektori i shoqërisë civile nuk kundërshton asnjë dispozitë që synon të parandalojë apo luftojë terrorizmin apo financimet e terrorizimit me anë të veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile. Gjithashtu saktësojmë se dhe me kuadrin ligjor në fuqi, çdo organizatë jofitimprurëse ka detyrimin të raportojë pranë institucioneve tatimore.

Në projektligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave, vërejmë se ka dispozita për të cilat më herët, Komisioni i Venecias ka shprehur rezerva të qënësishme në opinionin e tij të vitit 2014, për legjislacionin e Azerbajxhanit duke e gjetur në shkelje të standarteve ndërkombëtare https://rm.coe.int/1680306ff8 . Në këtë opinion, Komisioni i Venecias ka konstatuar se ndryshimet e propozuara ne legjislacionin e Azerbajxhanit kanë një efekt tkurrës në veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse (chilling effect) dhe se diskrecioni i mbikqyrjes nga autoritetet publike është i pakufizuar ose është përcaktuar në mënyrë jo të qartë.

Në vijim të seancës dëgjimore të dt.24 Shkurt 2021, pasi parashtruam para Komisionit të gjitha çështjet e sipërpërmendura, u ftuam nga Komisioni në një takim pune më datë 26 Shkurt 2021 për të vijuar diskutimet mbi problematikat e ngritura.

Duke vlerësuar gatishmërinë e Komisionit për organizimin e këtij takimi, një përfaqësi e grupimit të organizatave mori pjesë sot në takim, ku në emër të grupit dorëzoi komentet lidhur me projekt ligjin si dhe theksoi sërish, që për sa kohë projektligji ka një sërë problematikash parimore, nuk mund të kalohet në diskutim nen për nen lidhur me to.

Sa më sipër, duke patur në konsideratë rëndësinë madhore që ka kjo nismë ligjore dhe ndikimin tek organizatat e shoqërisë civile të cilat duhet të ushtrojnë misionin e tyre në përputhje me të gjitha standartet ndërkombëtare të sanksionuara në Konventat ku vendi ynë ka aderuar dhe që parashikojnë lirinë e organizimit, në emër të grupit të organizatave përmendur si më poshtë i kërkuam Kuvendit:

  1. Të mos e miratojë projektligjin e propozuar në kushtet e një urgjence që minon konsultimin efektiv me organizatat e shoqërisë civile si grupi kryesor i interesit;
  2. T’i drejtohet Komisionit të Venecias me kërkesë për opinion ligjor, sa i takon pajtueshmërisë së këtij projektligji me standartet Evropiane dhe përvojën ndërkombëtare në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.

Nisur nga përvoja e mëparshme e Kuvendit për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për nisma të rëndësisë së veçantë sikurse kanë qenë projektligji “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”, nisma ligjore për vettingun në politikë, ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, projektligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, etj, shpresojmë që kjo kërkesë e 119 organizatave të merret në konsideratë për t’i dhënë mundësi një organi mbi palët, sikurse është Komisioni i Venecias të japë një opinion ligjor lidhur me pajtueshmërinë e këtij projektligji me standartet ndërkombëtare.

(sipas rendit alfabetik)

Agjencia e Demokracisë Lokale (LDA)

Akademia e Integrimit Europian dhe Negociatave

Akademia e Studimeve Politike

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI

Center for Bridging Communities

Civil Right Defenders Albania

Community Reporters Albania

Consulting and Development Partners

Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Dorcas Aid International Albania

Euro Partners Development

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

Forumi Civil Selenicë

Forumi i Mendimit të Lirë

GLV Integrimi

GO2 Organizata për Planifikim të Qendrueshëm Urban

Gruaja tek Gruaja

Grupimin Ekolëvizja

Information Network and Active Citizenship (INAC)

Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri

Instituti I Studimeve Politike

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Instituti Për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA)

Instituti për Kontratën Shoqërore

Instituti Per Studimet Publike dhe Ligjore (ISPL)

Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare

Klubin Ekologjik Elbasan

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Lëvizja Evropiane në Shqipëri

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome

Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza

Mbrojtja e Mjedisit Natyror – Vlorë

Misionarët e të Drejtave Sociale, Kuçovë

Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS

North Green Association

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Organizata “Vish këpucët e mia”

Organizata “Dimension Human”

Organizata “Gruaja në Zhvillim”

Organizata “Rreze Shprese”

Organizata “Të Ndryshëm dhe të Barabartë”

Organizata “Udhëtim i Lirë”

Organizata ”Gruaja Drejt Integrimit”

Organizata Resurset Natyrore në Zhvillim

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Për Mireqënie Sociale dhe Mjedisore (PMSM)

Portali “Historia Ime”

Qendra “Gratë në Shërbim Publik”

Qendra “Konsumatori shqiptar”

Qendra “Strehëza për Gra dhe Vajza”

Qendra “Youth Activities Center”

Qendra “Epoka E Re”

Qendra “Hand to Hand Against Nation Apathy” – “H.A.N.A”

Qendra “Në Dobi të Gruas Shqiptare”

Qendra “Open Doors”

Qendra “Treja”

Qendra A.L.T.R.I

Qendra AlbContact

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Qendra ALERT

Qendra Burimore e Mjedisit, Shqipëri (REC Albania)

Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”

Qendra e Informacionit Aarhus, Shkoder (AIC)

Qendra e Studimeve Parlamentare (QSP)

Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare

Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)

Qendra Për Advokim Social

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)

Qendra për të Drejtat në Punë

Qendra për zhvillim komunitar “Sot për të Ardhmen”

Qendra Psiko-Sociale “Vatra”

Qendra Rinore “Perspektiva”

Qendra Rinore Pukë

Qendra Shqiptare “YMCA Tirana”

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG)

Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz

Qendra të Drejtat e Njeriut në Demokraci

Roma Active Albania

Rrjeti “Zëri i të Rinjve”

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri – BIRN Albania

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)

Rrjetit per Demokraci të Grave (WDN)

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

Shoqata “Horizont i Hapur”

Shoqata “Ndihmoni Jetën”

Shoqata “Njerëzit të parët”

Shoqata “Rrjeti i Shoqatave të Pacienteve me Sëmundje Kronike”

Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri”

Shoqata “Përtej Barrierave”

Shoqata Action for Change and Transformation –ACT

Shoqata Agropuka

Shoqata Alpin

Shoqata Asta

Shoqata BID Berati

Shoqata e Bletarëve “Bletërritësi Pukjan”

Shoqata e Grave Profesioniste Afariste e Zejtare te Shqipërisë

Shoqata e Mësuesve Shqiptarë të Gjuhës Italiane (A.P.A.D.I)

Shoqata e Bletërritësve të Prefekturës Tiranë

Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS)

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Social

Shoqata Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim (SHKIZH)

Shoqata Liburnetik

Shoqata Për Gratë dhe Fëmijët

Shoqata për Kulturë Demokratike/Society for Democratic

Shoqata Projekte Vullnetare Ndërkombëtare

Shoqata Shqiptare e PJHA

Shoqata Vizion OJF

Shoqata Well Point – Kujdes për të gjithë

The Door

Voice of Roma in Albania