In News

Takim konsultues me OSHC-të mbi “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit”

Në vijim të angazhimit për lehtësimin e proceseve të konsultimit me sektorin, pas shpalljes për konsultim publik të “Manuali i pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimmarrës të Kuvendit” nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizuan një takim konsultues OSHC-të. Takimi u zhvillua në fillim të muajit shkurt, online, me pjesëmarrjen e rreth 30 përfaqësuesve të OJF-ve të cilët diskutuan mbi manualin dhe adresuan problematikat apo mangësitë në dokument.

 

Si pjesë e takimit, OSHC-të ndanë opinionet dhe përvojat e tyre të viteve të fundit mbi pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse në Kuvend. Për më shumë mbi disa çështje të identifikuara dhe rekomandime të OSHC-ve mbi adresimin e tyre, gjeni KËTU një përmbledhje të diskutimeve.