In News

Bashkëpunimi Universitet- Shoqëri, në Shqipëri

Më 25 nëntor Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) prezantoi në një tryezë me përfaqësues nga qeveria, institucionet akademike, shoqëria civile, media dhe biznesi, gjetjet e studimit “Bashkëpunimi universitet-shoqëri në Shqipëri”.

Studimi tregon se në Shqipëri janë te pakta rastet e bashkëpunimit të mirë institucionalizuar, promovuar dhe të qëndrueshëm mes universiteteve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë. Faktorët kryesorë që pengojnë bashkëpunimin universitet-shoqëri përfshijnë mungesën ose nivelin e ulët të financimit për kërkimin shkencor dhe mungesën e strategjisë (nga të gjithë aktorët) për ndjekjen e projekteve bashkëpunuese në mënyrë të qëndrueshme.

Znj. Ariola Agolli, Manaxhere e Qendrës Burimore në Partnerët Shqipëri, si pjesë e panelit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes universiteteve dhe shoqërisë civile në projekte të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike e të qendrueshme, për të rritur efikasitetin e ndërhyrjeve dhe maksimizuar burimet dhe kontributin e institucioneve akademike dhe të organizatave të shoqërisë civile Për më shumë