In News

Forum Rajonal – Përshtatshmëria e Komunitetit

Në 20-21 tetor 2021, TACSO 3 organizoi në Beograd, Forumin Rajonal “Përshtatshmëria e Komunitetit”, me pjesëmarrjen e 117 përfaqësuesve të fondacioneve komunitare, organizatave me bazë komunitare, OSHC-ve që manaxhojnë programe grantesh dhe rritje kapacitetesh për OSHC të tjera, përfaqësuesve nga DG NEAR dhe delegacione nga rajoni, donatorë, ekspertë dhe palë të tjera të interesuara në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile në rajonin Ballkanit Perëndimor dhe Turqi.

Në qendër të diskutimeve të Forumit ishte aktivizmi dhe marrëdhënia e OSHC-ve me përfituesit dhe mbështetësit. Përmes paneleve tematike u krijua hapësirë diskutimi midis gjithë grupeve të interesit në rajon për çështje si: faktorët që ndikojnë në një komunitet të qëndrueshëm dhe të aftë për t`u përshtatur; mbështetja e komuniteteve për t`u rimëkëmbur; identifikimi i nevojave të komunitetit; njohja e përfituesve dhe mbështetësve të OSHC-ve; modelet e aktivizmit në
komunitet; Filantropia komunitare etj. si dhe u ndanë praktika të mira të OSHC-ve në mbështetje të grupeve vunerabël në kohë krize. Shqipëria, u përfaqësua në këtë Forum, me disa përfaqësues të OSHC-ve, që kontribuan në panelet tematike e diskutime, duke sjellë perspektivën shqiptare në këtë çështje. Për më shumë