In News

Konferenca “Drejt Negociateve të Anëtarësimit në BE: Prioritetet e Integrimit Evropian“

Më datë 4 nëntor 2021, projekti “Mbështetje për Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE” (SEI) zhvilloi Konferencën “Drejt negociateve të anëtarësimit në BE-së: prioritetet e integrimit evropian”. Kjo Konferencë solli së bashku përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, dhe ekspertë të çështjeve të integrimit për të diskutuar mbi prioritetet e integrimit dhe
harmonizimin e ligjeve sipas direktivave të BE-së. Një panel i veçantë në konferencë iu dedikua rolit të shoqërisë civile në procesin e Integrimit Evropian.

Folëse në këtë panel, Znj. Ariola Agolli, Manaxhere e Qendrës Burimore në Partnerët Shqipëri, u ndal në problematikat që kanë shoqëruar deri tani përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces, si dhe domosdoshmërinë për rritjen e rolit dhe kontributit të OSHC-ve në të.