Delegacioni i BE-së në Shqipëri dëshiron të konsultohet me OSHC-të mbi nevojat e shoqërisë civile dhe Medias në Shqipëri.
Si më poshtë disa pyetje udhëzuese për kontributet tuaja:
- Sipas mendimit tuaj, cilët janë sektorët prioritarë apo temat e rëndësishme që duhet të përfshihen në thirrjet e ardhshme për propozime të Programit IPA për Shoqërinë Civile dhe Media 2024-2025 për Shqipërinë?
- Sipas mendimit tuaj, cili duhet të jetë buxheti minimal dhe maksimal që një projekt të japë rezultate dhe të ketë ndikim?
- Sipas mendimit tuaj, sa duhet të jetë kohëzgjatja minimale për një projekt që të japë rezultate dhe të ketë ndikim?
- Sipas mendimit tuaj, a duhet të përfshihet në program mbështetja financiare për palët e treta dhe cila duhet të jetë proporcioni i saj?
- Çdo sugjerim tjetër
Të gjitha kontributet duhet të dorëzohen me shkrim përmes emailit deri më 17 shkurt 2023 ora 16.00 në DELEGATION-ALBANIA-CSF-2024-25@eeas.europa.eu