In News

Thirrje për Projekt-Propozime nga Komisioni Evropian

Forcimi i partneriteteve për të avancuar ofrimin e shërbimeve sociale, punësimin dhe aftësitë gjithëpërfshirëse në Shqipëri/IPA 2019/ Faza II

Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural

Objektivi i përgjithshëm i kësaj Thirrje për Propozime është: të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të nivelit vendor dhe qendror për të krijuar dhe ofruar shërbime të kujdesit social, punësim gjithëpërfshirës dhe arsim profesional.

Prioritetet për këtë thirrje për propozime janë të strukturuara në dy lote kryesore:

LOT 1: Partneritete në nivel vendor për forcimin e ofrimit të shërbimeve të kujdesit social

Synimi kryesor është krijimi ose zgjerimi i modeleve ekzistuese të shërbimeve të përkujdesit social, arsimit gjithëpërfshirës dhe punësimit të grupeve në rrezik të prioritizuara në Planin Social Vendor të bashkisë.

Granti nën këtë Lot do të targetojë bashkitë: Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Elbasan, Durrës.

LOT 2: Forcimi i modeleve të punësimit dhe aftësive gjithëpërfshirëse dhe aktive

Granti në këtë Lot do të fokusohet në mbështetjen e punësimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të aftësive për grupet vulnerabël me fokus të veçantë në: të rinjtë jo të punësuar dhe jo në arsim, nënat e reja jo të punësuara, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e skemës së asistencës në para.

Ky Lot do të ofrojë mbështetje për 19 bashki, zyra rajonale punësimi dhe shkolla/Qendra formimi professional të tragetuara që operojnë në: Prrenjas, Gjirokastër, Vorë, Mallakastër, Cërrik, Librazhd, Shijak, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës and Tiranë.

Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion për këtë thirrje për propozime është EUR 5,500,000

Hapur deri më 31/03/2023

Lexo më shumë  KËTU