In News

Shpallje e vendit vakant dhe thirrje për paraqitjen e shprehjes së interesit për Anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenin 55, të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, ka shpallur:

  • vend vakant për 1 anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.
  • vend vakant për 1 anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Shprehja e interesit, duhet të paraqitet nga organizatat e shoqërisë civile brenda një afati 7 ditor nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje, dhe duhet të përmbajë dokumentacionin origjinal, ose të noterizuar, që vërteton plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara në pikën 1, të nenit 152, të Ligjit nr.115/2016 datë 3.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Të gjithë të interesuarit, duhet të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit brenda datës 5 gusht 2023. Për më shumë informacion mbi kriteret, lexoni njoftimin e plotë këtu.