In News

Raporti i Shqipërisë 2023

Komisioni Evropian miratoi Paketën e Zgjerimit 2023, e cil ofron një vlerësim të hollësishëm të situatës dhe progresit të bërë drejt antarësimit në #BE, me një fokus të veçantë në zbatimin e reformave thelbësore, si dhe udhëzime të qarta për prioritetet e tyre.

Në Raportin e Shqipërisë 2023 citohet se roli i shoqërisë civile, përfshirja në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, duhet të përforcohet më shumë. Strukturat e krijuara për konsultimin e shoqërisë civile duhet të përforcohen dhe të jenë plotësisht funksionale. Raporti thekson se nuk ka patur progres në zbatimin e Udhërrëfyesit për një Mjedis Mundësues për Shoqërinë Civile, si dhe ndryshimet e bëra në Ligjin mbi TVSH-në të vitit 2014, i cili përcakton përjashtimin në vend të rimbursimit tatimor, nuk kanë gjetur zbatim.