In News

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, përgjatë 2023!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një përmbledhje të rezultateve të punës së Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, përgjatë 2023.

Ky vit ka sjellë akoma më shumë risi në programe dhe aktivitete në shërbim të sektorit krahasuar me vitin e shkuar, duke krijuar një portofol shërbimesh më të larmishëm në përgjigje të nevojave të tij.

Prej 2019 e në vazhdim, Qendra ka konsoliduar rolin e saj si një platformë informimi dhe shërbimesh për shoqërinë civile në nivel kombëtar e lokal, në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të saj, dialogut të politikave dhe përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues. 

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile zbatohet nga Partnerët Shqipëri në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

 

Qendra Kombëtare Burimore në Shifra, 2023 Download
Programi i Qendrës 2022-2025                              Download