In News

Për të tretin vit radhazi, rikthehet Java e Shoqërisë Civile në Shqipëri!

Java e Shoqërisë Civile (JSHC) është një aktivitet kombëtar tematik i përvitshëm organizuar nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, që i dedikohet promovimit të veprimtarisë së organizatave të shoqërisë civile në vend dhe kontributit të tyre në shoqëri.

Java, e cila do të zhvillohet përgjatë periudhës 27 maj-2 qershor 2024, krijon mundësi për të gjithë aktorët e shoqërisë civile, për t`u bërë bashkë, si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, për të diskutuar dhe krijuar zgjidhje dhe veprime të përbashkëta në të ardhmen. 

Në vijimësi të vitit të kaluar, në linjë edhe me shpalljen e vitit 2024 si “Viti Evropian i Aftësive”, nga Komisioni Evropian, edhe këtë vit tematika në fokus të JSHC do të jetë “Aftësi për të gjithë: Për të mësuar, punuar, angazhuar”.

Gjeni këtu Boshurën Informuese të JSHC.
Për tu bërë pjesë e Javës me aktivitetet tuaja, plotësoni këtu Formularin e Aplikimit.
Afati i aplikimit: 2 maj 2024!

Për më shumë mbi eventin e vitit të kaluar, gjeni këtu Përmbledhjen e Java e Shoqërisë Civile 2023!